Einxhel Shkira dhe Beatrix Ramosaj kanë diskutuar me njëra-tjetrën vendimin e Donald Veshajt për të shpëtuar nga nominimi Dritan Bramën dhe jo shokun e tij, Dj Dagz, të cilin e konsideronte “vëlla”.
Aktori bëri këtë zgjedhje për të çuar Einxhel Shkirën në nominim, e cila u përball në televotim me të dashurin e saj DJ Dagz, ku ky i fundit është eliminuar nga shtëpia e BBV.
Moderatorja tregoi se është ndjerë shumë e zhgënjyer nga veprimi i aktorit, i cili nuk zgjodhi Dj Dagz për të shpëtuar nga nominimi por Dritan Bramën.
Ajo është shprehur se duhej ta shpëtonte për shoqërinë që kishin së bashku brenda shtëpisë së famshme dhe se i vinte për të vjellë nga ky veprim i tij. Ndërsa Beatrix Ramosaj u përpoq ti shpjegonte se zgjedhja që bëri i dashuri i saj ishte i pamenduar mirë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Sido të ishte situate e mbrëmshme jo të donte të më nxirrte mua, por edhe të më urrente nuk duhej t’ia bënte Dagz-it. Të shpëtonte Tanin para Dagzit. Nuk e di, për shoqëri, për fisnikëri
Beatrix: Po ka pasur dhe shumë njerëz të tjerë…
Einxhel: Ishte Beniada, Monika, kishte emra të tjerë, nuk po them emrin tim se unë e kuptova që më do jashtë nga këtu. Unë aty jam ndjerë ‘kjo punë shkoi për dreq’ me vjen për të vjellë nga kjo që ndodhi.




