Selena Gomez nxiti thashethemet për një përçarje të miqësisë me shoqen e saj dhe donatoren e veshkës, Francia Raisa.

Ylli i Disney ishte i sëmurë rëndë me lupus kur aktorja Raisa, i ofroi t’i dhuronte veshkën e saj.
Ato iu nënshtruan procesit të vështirë të transplantimit në vitin 2017. Selena Gomez detajoi problemet e saj shëndetësore në dokumentarin e sapo publikuar, My Mind & Me, por nuk e përmendi Raisa-n dhe në një intervistë të fundit në Rolling Stone, Gomez konsideroi Taylor Sëift si shoqen e saj të vetme të famshme në industri.
Francia hoqi aktoren nga miqtë e saj në Instagram pas publikimit të dokumentarit dhe u acarua aq shumë nga thënia e Selena Gomez për Taylor Swift.

“Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh”, komentoi 30-vjeçarja në një video ku diskutohej se si Risa e hoqi nga Instagram pas Selena Gomez e shpërfilli në dokumentar.
Ndërkohë Gomez e ndjek ende në Instagram, 34-vjeçaren që i dhuroi veshkën.
Aktorja pretendoi javën e kaluar se kishte vetëm një mike të ngushtë në skenën e Hollivudit dhe ajo ishte Taylor Swift.
“Unë kurrë nuk përshtatesha me një grup vajzash që ishin të famshme. Mikja ime e vetme në industri është Taylor”, tha ajo për revistën Rolling Stone javën e kaluar.
Selena Gomez foli gjithashtu për dhurimin e një veshke për Rolling Stone, por nuk përmendni Raísan si donatoren e saj.

Ajo foli për betejën e saj shëndetësore në dokumentarin e saj, duke u shpërthyer në lot ndërsa luftoi me simptomat e saj të lupusit që përkeqësoheshin.
Selena dhe Francia ishin mike për më shumë se 10 vite dhe madje i janë referuar njëra-tjetrës si ‘motra’ në të kaluarën.
Në korrik, Francia diskutoi se si i duhej të ndryshonte dietën e saj, pasi i dhuroi një veshkë Selenës, e cila vuan nga Lupusi – një çrregullim autoimun që shkakton mbrojtjen e imunitetit natyror të trupit të sulmojë indet e shëndetshme.
“Për shkak se një veshkë funksionon dhe ajo vepron si një filtër për trupin tim, nuk mund të konsumoj aq shumë proteina. Unë ha shumë – e di që jam e dobët, por ngopem – kështu që ky ishte një shqetësim shumë i madh për mua kur fola me mjekun”, tha ajo për Yahoo Life.


