9 Gusht, 2019

Me veshje transparente dhe e lagur, Luana Vjollca lë pa fjalë fansat e saj (FOTO)


Pas disa ditë pushimesh në Monte Carlo, Luana Vjollca i është rikthyer sërish punës dhe projekteve të reja.

Luana sot ka zbuluar se ka realizuar një set fotografik, ku në fotot e publikuara në “Instagram” duket se është kthyer në një sirenë.

Moderatorja e njohur pozon në ujë, me një veshje transparente dhe me flokë gri. Këto poza janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit e saj të shumtë, të cilët menjëherë kanë nisur duke e komplimentuar.

“Shpirti i një sirene”, është komenti që shoqëron më së shumti fotot e Luanës.

© Panoramaplus.al