23 Shkurt, 2022

Kombinuar së bashku, Rita Ora dhe i dashuri i saj duken më të afërt se kurrë në Javën e Modës në Londër


Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi janë parë përsëri mjaft të afërt me njëri-tjetërin gjatë sfilatës në Javën e Modës në Londër. 

Këngëtarja 31-vjeçare dukej shumë elegante teksa kishte veshur një xhaketë të bardhë me rrip dhe një palë pantallona të gjera të kombinuara me taka argjendi. Nga ana tjetër, dashuri i Ritës pasqyronte pamjen e saj neutrale me një kostum blu të lehtë me këmishë ngjyrë gri.

Çifti i pandashëm u shfaqën më të afërt se kurrë kur ylli i popit qëndronte e mbështetur në shpatullat e të dashurit të saj 46-vjeçar.

 

Ora dhe Waititi ishin ulur në vijën e parë të yjeve pjesëmarrës në në prezantimin e Javës së Modës në Milano.

Rita kishte një look të kuruar, ku flokët e saj bionde i kishte lënë të drejta ndërsa kishte zgjedhur një grim të plotë të fytyrës, me “smokey eye” dhe një buzëkuq të kuq me shkëlqim.

Supermodelja Bella Hadid, ishte ylli i spektaklit, pasi nuk i la shumë vend imagjinatës teksau shfaq në pasarelë me një fustan, i cili zbulonte të brendshmet e saj.

© Panoramaplus.al