31 Maj, 2023

“Me vëllain tim”/ Luiz Ejlli prezanton për herë të parë mikun e tij të ngushtë (Foto)


Disa kohë më parë, Luiz Ejlli i habiti të gjithë me deklaratën e tij ku tregoi se ka vetëm një shok të ngushtë, i cili nuk ka dalë asnjëherë publikisht ta tregojë se kush është dhe se i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes.

E së fundmi, fituesi i BBVIP, e ka prezantuar për herë të parë mikun e tij të ngushtë i cili quhet Eni Bushati. Ai ka darkuar me mikun e tij ku me ta ndodhej dhe Kiara teksa ka publiuar foton në Instagram.

“Me vëllain tim Eni Bushatin”– shkruan krahas fotos Ejlli.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, këngëtari u surprizua nga dy shokët tij Mario dhe Joni të cilët u prezantuan si miqtë e ngushtë të Luizit por në fakt ata kishin dy vite pa u takuar.

“Unë kam 2 vjet pa komunikuar me ta nuk kemi pasur asnjë hatër mbetje thjeshtë jemi distancuar dhe kishim 2 vjet që nuk  kemi folur”– u shpreh gjatë intervistës për “Shqipëria Live” Luizi.

Gjithashtu sa i përket Meridan Ramcaj i cili e tregoi hapur mbështëtjen për artistin gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme, u shpreh se ish-banorin e BBV1e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin (moderatori i cili i drejtoi pyetjen). Qe la të nënkuptohej se nuk e njeh mirë, thuajse aspak.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

Lexo tjetër: Luizi tha se nuk e njeh, Meridiani nxjerr fotot nga udhëtimet me të fejuarat e tyre në Paris: Rrobat e para në BBV ia çova unë, vajza që kujdesej për të nuk kishte as 10 mijë lekë

 

© Panoramaplus.al