Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të njohur e të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë vite që janë krah njëri-tjetrit dhe tani janë edhe prindër të dy fëmijëve, Joel dhe Sia.

Ami dhe Ermali janë mjaft aktiv në profilet e tyre në “Instagram”, ku publikojnë foto e video nga puna e tyre. Por dyshja nuk heziton që të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin në publik.

Së fundmi Amarda postoi një foto ku shfaqej së bashku me Ermalin, dhe i shpreh dashurinë para ndjekësve të saj të saj të shumtë. “Me ty në krah gjithmonë, shkruan ajo bashkëngjitur me foton”.

Ndërkohë edhe moderatori i njohur ka postuar foto krahas bashkëshortes me mbishkrimin: “… dhe ëndrrat bëhen realitet. Amarda Toska ëndrra ime”.
Panorama Plus

