16 Gusht, 2023

“Më tregove çfarë është dashuria”/ Në ditën e tij të lindjes, Rita Ora na ‘shkriu’ zemrat me urimin e saj për Taika Waititin


Sot është një ditë shumë e veçantë për Rita Orën, pasi partneri i saj Taika Waititi feston ditëlindjen.

E në këtë ditë, këngëtarja ka ndarë për ndjekësit e saj disa foto të papublikuara më parë të regjisorit teksa krahas tyre ka bërë dhe urimin e ëmbël për të.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më qesharak më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më mban bashkë në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. Të dua”– shkruan ylli.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kujtojmë se çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre në fshehtësi rreth një vit më parë, ndërsa së fundmi ata vendosën të publikonin disa imazhe nga ceremonia private.

© Panoramaplus.al