4 Prill, 2023

“Më tradhtuan“- Këngëtarja rrëfen si kapi mat bashkëshortin me shoqen e saj të ngushtë: Ishte e vështirë


Këngëtarja e njohur Madonna shqiptare ma treguar se si shoqja e ngushtë i mori ish-bashkëshortin e saj.

E ftuar në  “ABC e Mëngjesit“, ajo  tregoi se i kapi në flagrancë, duke e  tradhëtuar dhe ky ishte moment i vështirë për të.
Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Edhe ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat. Kështu që kujdes nga shoqet e ngushta.

Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që t’i i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shok të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhëtuar.

Njohja me bashkëshortin aktual ishte shumë natyrale, shumë e bukur. Ishte një njeri i pjekur. Kur të ndodhin këto peripecirat, t’i gjithmonë mundohesh të zgjedhësh një person akoma më të pjekur. Unë e zgjodha, ishte një njeri jo shumë shumë i ri dhe as shumë i vjetër.
Kishte një pjekuri, ishim shokë. Mendoj që kur martohesh me një person, nuk duhet vetëm të shohësh buzët e bukura apo ka një makinë të bukur dhe do të martohem me atë. Absolutisht jo, është më mirë ta kesh thjesht shokë, ta njohi botën, t’ia njohësh dhe me kalimin e kohës rritet dashuria. Unë jam 46-vjeçe, ai është 55-vjeç
”, u shpreh Madonna shqiptare.

Ajo u shpreh se aktualisht jeton në Zvicer dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ndërsa shtoi: “Unë kam dy fëmijë, kam djalin 25-vjeç dhe vajzën 15 vjeç. Për një femër, unë e kam thënë gjithmonë dhe do e rithem që familja është ëndrra e saj. Kushdo femër që ka mbetur beqare është e kot të thotë që më mirë beqare se e martuar. Familja është ëndrra e çdokujt.”

© Panoramaplus.al