Komediani i njohur Trevor Noah i është përgjigjur sulemeve raciste të reperit Kanye West. Ai ka replikuar në postimin e bërë nga reperi në Instagram që është fshirë momentalisht, por që është siguruar nga TMZ.

Aktori afrikan ka vlerësuar gjenialitetin muzikor të West dhe se puna e producentit ka ndikuar në jetën e tij.

‘’Ja ku jemi përsëri. Unë mendoja ndryshe sesi i shpenzoj paratë e mia për shkakun tënd. Unë mësova si të mbroj krijmtarinë e fëmijës tim nga mendimet e të rriturve për shkakun tënd dhe unë ende buzëqesh kur vendos rripin e sigurimit për shkakun tënd’’, u shpreh komediani Noah.
Pasi deklaroi se Ye ka qënë një pjesë e ‘pashlyeshme’ e jetës së tij, Noah shton se ndihet keq keq kur e shikon reperin në këtë gjëndje.
‘’Nuk më intereson nëse mbështet Trump dhe nuk më intereson nëse shan Pete. Mua më intereson kur të shoh në një rrugë të rrezikshme dhe plot dhimbje. Jam zgjuar shumë herë duke lexuar lajme se burrat kanë vrarë ish-et, fëmijët dhe më pas veten. Unë kurre nuk dua ta lexoj një lajm të ngjashëm për ty’’, tha ai.
Kujtojmë këtu, që postimet fyese ndaj Trevor Noah erdhën si përgjigje ndaj humoristit që foli për dinamikën e tij me Kardashian dhe Davidson në “The Daily Show”.
“Ajo që po kalon Kim është e frikshme për t’u parë dhe vendos në qendër të vëmendjes se çfarë kalojnë shumë gra kur zgjedhin të ndahen,” tha Noah që e krahasoi situatën e tyre me historinë e nënës së tij. Ai tha se njerëzit mendonin se nëna e tij, Patricia, po “reagonte më shumë se duhet” përpara se njerku i tij ta qëllonte në kokë.

© Panoramaplus.al

