Një grua, e cila ra në koma ndërsa luftonte me COVID-19, tha se iu kërkua t’i thoshte lamtumirë fëmijëve të saj.

Ndërsa shikonte pacientët e tjerë përreth saj që vdisnin, Ruth Andreë pyeste veten mos ishte ajo e rradhës, e cila do humbiste jetën.
Pasi u zgjua pas gjashtë ditësh në gjendje kome, 36 vjeçarja nga Saint Leonards, East Sussex tha se kishte pneumoni vdekjeprurës për shkak të koronavisurit.
Ndërsa luftonte për të mbijetuar dhe pa katër pacientë të tjerë të vdisnin, pyeti infermierët: “A jam unë e rradhës?”

Por Ruth arriti që të fitojë betejën dhe doli nga spitali në Spitali Conquest.
“Nuk do të arrij kurrë ti falenderoj mjekët aq sa duhet,”– tha ajo. “U kujdesën vazhdimisht për mua, më mbajtën dorë dhe më dhanë siguri. I pyeta disa herë nëse do vdisja dhe ata më thanë që cdo gjë do shkojë në rregull.”
Ruth është nënë e dy fëmijëve Imogen, 14 vjeç dhe Daniel, 10 vjeç. Ndërsa është e martuar me Craig.


