Blogerja e njohur Zhaklin Lekatari, deklarata e së cilës “meshkujt shqiptare nuk dinë të bëjnë seks” mori vëmendje të madhe, është gjendur në një situate e cila i është dukur e pazakontë, pasi kur ajo ka bërë një “Story” në “Instagram” dhe ka bërë tag Policinë e Shtetit, ka marrë një mesazh nga faqja e kësaj të fundit në “Instagram”, që menaxhohet nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, dhe i ka kërkuar ta telefonojë tek ai numër që i kanë e shkruar.
Siç duket, blogerja e ka keqkuptuar mesazhin e Mullait, që në fakt ka dashur thjeshtë ta ndihmojë, të dëgjojë problemin e saj. Në të njëjtën mënyrë ai vepron me çdo qytetarë që ka një shqetësim për sjelljen e policisë apo denoncojnë një veprim jokorrekt.

“Kur ti ben nje story dhe ben tagg Policine e Shtetit, e cila ta kthen me numer privat.
Apo kam keqkuptuar. #policiaqenukdua”, shkruan Zhaklin.

Policia e Shtetit: Përshëndetje e nderuar
Lektatari: Policia e shtetit duhet t’i shërbeni qytetareve dhe jo të na merrni shpirtin
Policia e Shtetit: Më telefono të lutem në 069 41 19 514
Lekatari: Pse duhet të telefonoj? Ditën e mirë dhe mirupafshim
Policia e Shtetit: Më fal po e morët për keq. Fundjavë të mbarë e gjithë të mirat.
© Panoramaplus.al
