16 Korrik, 2023

Më të lumtur se kurrë, Vivien dhe Getinjo shijojnë pushimet krah njëri-tjetrit/ Reperi publikon foton e ëmbël


Dhe pse disa javë më parë ata duket se pësuan një ‘krizë’ në marrëdhënien e tyre, reperi Getinjo dhe partnerja e tij Vivien Thano janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.

Dyshja të cilët u njohën gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP Kosova’, e vazhduan edhe jashtë romancën e tyre. E së fundmi ata kanë treguar se po e shijojnë dashurinë e tyre, teksa reperi ka ndarë për ndjekësit një foto ku shfaqet i përqafuar me Vivien brenda në pishinë duke vendosur krahas imazhit dy emoji me delfinë.

Të lumtur krahë njëri-tjetrit, çifti mori komente të shumta pozitive nga miq dhe fansat e tyre.

© Panoramaplus.al