22 Gusht, 2023

Më të lumtur se kurrë! Elhaida Dani shijon pushimet me partnerin e saj Ledian Agalliaj


Këngëtarja e njohur Elhaida Dani po shijon pushimet e verës me partnerin e saj Ledian Agalliaj.
Artistja e cila u njoh me balernin në ‘Dancing With The Stars’  ka publikuar së fundmi foto nga pushimet. Çifti shihen në ambientet e një restoranti teksa shijojnë  me njëri-tjetrin darkën romantike.

Kujtojmë se që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut.

Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al