5 Shtator, 2022

“Më sulmoi sot, ka patur momente dhune!” Ish-e dashura e Don Xhonit shpërthen në akuza të forta ndaj reperit: Konsumon lëndë narkotike, ka probleme me…


Megjithëse ka deklaruar disa herë që historia me Don Xhonin është mbyllur, ish-partnerja e tij Ariana Lirey, vijon të flasë dhe të zbulojë detaje rreth reperit.

Së fundmi në një postim në Instastory, ajo ka zbuluar disa detaje që nuk i dinte rreth tij, ndërsa sqaron edhe arsyet e ndarjes.

Sipas modeles ruse, reperi Don Xhoni e ofendonte dhe ishte agresiv ndaj saj, sjellje të cilat ai i konsideronte si diçka normale kur bëhen nga ai. Gjithashtu Ariana shkruan se reperi ka probleme shëndetësore, që sipas saj kanë ardhur nga stili i tij i jetesës dhe përdorimi i substancave.

“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot. Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe qëndroj për veten time, nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”– shkruan modelja Ariana Lirey.

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

Ariana Lirey deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin, dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë.

“A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”- e pyeti ndjekësi.

“Egziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jamë bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë.”– shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.

© Panoramaplus.al