Disa ditë më parë mediat, spanjolle kanë bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Barcelonës do të martohet së shpejti me të dashurën e tij, Clara Chia.

E së fundmi disa burimet kanë pohuar se Pique dhe Clara po planifikojnë të shpallin lajmin e fejesës së tyre më 24 qershor.
“Gerard Pique dhe Clara Chia do të kurorëzohen. Ish-futbollisti dhe e dashura e tij kanë marrë këtë vendim shumë të rëndësishëm”- thanë ata për mediat spanjolle.
“Ata kanë planifikuar gjithashtu momentin ideal për të bërë publik lajmin e mirë. Njoftimi do të bëhet në një datë tjetër të rëndësishme për Piquen, përkatësisht në ditën kur vëllai i tij Marc, do të martohet me të dashurën e fëmijërisë Maria më 24 qershor”– shtoi burimi.
Kujtojmë se Shakira dhe Gerard Pique i dhanë funs marrëdhënies së tyre pas 11 vitesh bashkë pasi ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me Clara Chian, partneren e tij aktuale.
Shakira nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”. Pique kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.
Tashmë ai mund të bëjë realitet ëndrrën e tij, ndërsa Shakira mbetet në kërkim të partnerit të duhur për të vazhduar jetën, ndonëse ylli po përflitet për një romancë me Lewis Hamilton.


