8 Nëntor, 2021

“Më shohin me ironi”/ Graniti flet me Fifin pasi u nominua nga banorët e shtëpisë, këngëtarja: Ja pse të votuan për të dalë jashtë


Kjo është java e parë që Granit Cana është në nominim dhe rrezikon të eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për ish-futbollistin, i cili ka debatuar me disa banorë që e kritikuan për mënyrën se si po luan.

granit fifi

Pas distancës me Fifin, duket se Cana nuk po e menaxhon mirë situatën në shtëpi, sepse, siç ai vetë i tha këngëtares, ajo është i vetmi person tek i cili mund të besojë aty brenda. Pasi i tha se e ka penalizuar duke i qëndruar nga pas dhe duke mos e lejuar të njohë edhe banorët e tjerë, Graniti i kërkoi një përqafim Fifit dhe nisi të fliste me të për mënyrën se si po ndihet pasi zbuloi publikisht se ka një të dashur jashtë.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Ti je mshel.

Granit: Edhe unë ma herët qesh tu kesh.

Fifi: Ke tu kesh me të folurat e tjetër kujt.

Granit: Po unë ça me bo tash, a t’i pjelli të folmet e mia a ça?

Fifi: Kur fola me Pajtimin më tha që ti jashtë je shumë ndryshe. Je tip, bën hajgare, nuk është që veç qesh, bën muhabet, je i qetë.

Granit: Pse po të duket që jam i mbyllt këtu?

Fifi: Ndoshta se po thu që çado që munesh me thon mund të ta keqkuptojnë.

Granit: Po ti a ke pa që shumica që po më nominojnë dhe që po më shohin me ironi, qysh po don tashi që une…

Fifi: Më duket ke harru që ke ardh në lojë.

Granit: Po e kuptoj që kena ardh në lojë, s’po më kupton ku po du me dal. Nuk është veç te nominimi, po përderisa të ironizojnë, je i padëshirum.

Fifi: Po edhe Semi ka kon tre javë e nominume.

Granit: Mirë, pshtoi Semi, u largu prej asaj.

Fifi: Edhe mu ka me më ra Granit, ty të ra, është e padiskutueshme. Pse nuk munohesh me llogjiku pse të kanë niominu ty.

Granit: Na 100 herë e kena diskutu. Shkaku i jonë… janë lidh senet. E kuptun shumica e banorëve që unë e kam nji tjetër jashtë edhe tash po menojnë që përveç teje… nuk afrohem me asnjonin, duhet me nejt në distancë mos me fol se ky e ka nji tjetër.

Fifi: Jo, Granit, të kanë nominu se të kam pështu unë një javë më para. Edhe është ideja me të shti me e provu qkit sen.

Granit: A thu që për qatë ndoshta?

Fifi: Jo 100 për qind, po 2 milion për qind. Po dun me të shti me e provu qit sen.

Granit: A ta merr menja që me Arditin në nominim s’kisha pështu a?

Fifi: Jo, kishe pështu.

Granit: Ai ka ken ma i preferum nga publiku.

Fifi: Jo, s’ka lidhje se Arbana tha që s’ka rëndësi renditja.

Granit: Jo, ajo tha Arditin, pastaj tha emrin tim. 

fifi semi jaupaj (1) fifi, monika lubonja (5) fifi, monika lubonja (3) fifi granit cana (4) fifi, granit cana (1) fifi, granit cana (4)

© Panoramaplus.al