14 Korrik, 2022

Me shishe birre në duar/ Fjoralba Ponari “heq barrierat”, publikon foton e rrallë nga fëmijëria


Pas përfundimit të këtij sezoni të programit të humorit “Portokalli”, Fjoralba Ponari është fokusuar më shumë tek jeta private.

Moderatorja si rrallëherë ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të veçanta me partnerin. Përpos lidhjes së saj që dikur ishte hermetike, së fundmi ajo ka prezantuar të gjithë me Fjoralbën e vogël. Ponari ka postuar në Instagramin e saj një video ku duket duke rreshtuar disa shishe birra. Mesa duket dashuria e moderatores për beretat është trashëguar që nga fëmijëria.

“Çfarë do të bënit për dashurinë?” Ka qenë kjo pyetja e Fjoralba Ponarit për ndjekësit e saj para disa kohësh ku u shfaq krah partnerit. Si rrallëherë, moderatorja postoi një foto me të dashurin e saj Françeskon.

Dyshja u panë në një moment romantik teksa Françesko i dhuron një puthje në faqe moderatores. Kjo e fundit ka treguar më herët se duke qenë se nuk është personazh publik të dashurit të saj nuk i pëlqen të ekspozohet në rrjetet sociale. Për këtë arsye, Fjoralba nuk poston shpesh me të.

 

© Panoramaplus.al