Këngëtarja shqiptare, Shkurte Gashi, është munduar që jetën private ta mbajë sa më larg syrit të publikut.

Pothuajse nuk dihej asgjë për mashkullin që i ka vjedhur zemrën dhe që në dhjetor të vitit të kaluar, i dha edhe titullin nënë për herë të parë.

Artistja nuk reagoi pas lajmeve se ka sjellë në jetë një djalë, duke pritur që me kalimin e kohës, vëmendja të zhvendosej nga ajo.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, këngëtarja i ka bërë një dedikim romantik partnerit të saj, Albert Limanit.
Me rastin e ditëlindjes së tij, Shkurte publikoi në Instastory dy foto: në njërën shfaqej Alberti, ndërsa në tjetrën, shiheshin të dy bashkë.

“Urime dashuri, u bëfsh edhe 100”,- shkroi ajo krahas imazhit të parë.

Lajmet se Shkurte Gashi ishte shtatzënë u bënë publike në fillim të muajit tetor.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, ajo është shkëputur nga muzika dhe që prej 15 qershorit nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.
© Panoramaplus.al
