Fitimet e këngës “Të ka lali shpirt” kanë shkaktuar sherr mes dy bashkëpunëtorëve Mandi i Nishtullës dhe Silva Gunbardhit.

Këngëtari ka akuzuar kolegen e tij se ka marrë të gjitha të ardhurat, ndërsa vetë ai s’ka fituar asgjë nga kënga.
Gjatë një interviste pak ditë më parë, Silva Gunbardhi hodhi poshtë akuzat duke thënë se ajo merr vetëm 10% të fitimeve, ndërsa u shpreh se Mandi Nishtullës ka nënshkruar një kontratë ku fitimet i ndan me kushëririn e tij, producent muzikor.
Artistja tha në “RTV Ora” se kolegu i saj dhe ish-bashkëpunëtori në këngë, e telefon gjatë orëve të vona të natës dhe e kërcënon, duke shtuar mes lotësh se është quajtur “k*rvë dhe hajdute”.

Silva Gunbardhi: “Gjithçka filloi para 9 vitesh. Shkova në studion e Alfred Sulos për të parë disa demo dhe dëgjova këngën e Mandi Nishtullës. Por Alfred Sulo më tha që kënga ka probleme, se djali që e këndonte dëshironte ti vendosej emri. I thashë “nuk është problem, është i merituar”. Më tha merre në klip, mu duk normale. Kërkesa tretë ishte që do merrja 10%, i thashë “nuk e prish zemrën për lekë, por të fitojë ky djali, se gjithmonë ndjeja dhembshuri për Mandin jo se është i talentuar, por ka qenë person më i mirë. I plotësova të tre kushtet e studios, vijën melodike të pjesës e bëra vetë. Gjithçka shkoi mirë, u mundova në maksimum që Mandi të dilte mirë, kërkova 2 javë për veshjen e tij, nuk e lashë pas kamerave.
Unë kam marrë vetëm 10% të fitimeve. Drejt meje janë derdhur një lum ofendimesh, në çdo projekt timin të ri dalin thonë “o hajdute jepi lekët Mandit”, vuajnë shumë ata për lekët e Mandit. Dhe koncerte shumë kam humbur sepse doja të dilja me Mandin, i jam mirënjohëse për këtë bashkëpunim.
Nuk jam hajdute, jam sharë edhe k*rvë. Me shumë edukatë i kam sqaruar njerëzit që më kanë dërguar mesazhe. U kam dërguar kontratën time, që është 100% e vërtetuar që është reale.

Në kontratë thuhet se pala e dytë ka të drejtën e shfrytëzimit të këngës “Të ka lali shpirt”, pra Mandela Elmazi vendos të drejtën e shfrytëzimit dhe të përdorimit të këngës Alfred Sulës, që është kushëriri i vet. Çdo që gjë që duhet të fitonte Mandi, e fiton Alfred Sula. Kontrata është e firmosur nga ai. Flini të qetë, nuk i kam marrë unë. Mua dhe të mi kishte falur Mandi Nishtullës lekët e tij, s’do ia merrja.
Si u kujtua mbas 8 vitesh të më akuzojë për vjedhje. Para disa kohësh më ka treguar një këngë të tij për bashkëpunim. I thashë nuk e gjej veten aty, e mori si refuzim dhe u nxeh. Aty lindi gjithçka. Në ato momente nuk e kisha idenë çfarë fitonte Mandi, por vetëm 10% tim. Mandi e di kush i merr lekët, është kontrata këtu, ai e rrjep. Kjo kontratë është firmosur dy ditë para se kënga të dilte dhe ai nuk ka çfarë ti bëjë Alfredit se ka firmosur. Të dalësh t’i thuash që i ka marrë Silva Gunbardhi, apo Dafi që nuk merr asnjë lekë. Më është dhimbsur Mandi, tani jo më. Njerëzit e Dafit duke lexuar, se unë nuk jam njeri pa njeri. Kam një nënë që lexon ofendimet për vajzës, preket. Kam besuar tek ky njeri me zemër. Kam muaj që ofendohem pa të drejtë, pa faj. Nuk i kam hyrë kurrkujt në hak. Nëse do heshtja do pajtohesha me akuzat, nëse do vazhdojë të shpifë do i regjistroj të gjitha fjalët. S’varem nga ai, nuk mund të më dërgoje mesazhe kërcënuese në 12 të natës. Me “Të ka lali shpirt” iu dha mundësia të njihet në një tjetër piedestal jo në vrimat e tallavasë. S’kam faj çfarë firmash hedh ai”.

Ndërsa Mandi i Nishtullës iu përgjigj, po ashtu gjatë një interviste në “RTV Ora”, duke e quajtur këngëtaren “gënjeshtare, që po jeton me pasurinë e tij”, ndërsa shtoi se do e çojë çështjen në gjyq.
Ai theksoi se bashkëshorti i saj Dafi e ka kërcënuar me vajzat e tij, por shprehet se nuk ka ndërmend të heqë dorë “pasuria që i kanë dhënë shqiptarët për fëmijët e tij”.

Mandi Nishtullës: “Ato që tha janë gënjeshtra, vazhdon akoma të gënjejë. Nga inati nuk ia lë, ma ka bërë padrejtësisht. E kam futur në shtëpi, i kam lënë fëmijët në krah. Bashkëshorti i saj më merr ne telefon, më ofendon vajzat se i kam të rritura, thotë do të t’i nxjerr në rrugë, kaq burrë është. Respektin e marrin për dobësi. Kam ndarë bukën me Silva Gunbardhi, qan për lekët që do t’i ikin, se ajo s’ka parë asnjëherë aq shumë lekë. Do e ndjek çështjen ligjërisht dhe publikisht.
Nuk hahet djersa tjetrit. Bashkëshorti i vet të më flasë mua kështu, ia di të gjitha gjërat. Kjo është djersa e fëmijëve mi, është pasuria që ma kanë dhënë shqiptarët për fëmijët e mi. Jam kërcënuar familjarisht, tani janë plot me lekë dhe s’duan ta dinë për mua. Mos më dalshin përballë, se të mjerët ata se çfarë do i bëj. Unë dua 30% të miat, 30% Alfredi, 30% Silva dhe 10% Dafi se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe.
Është kënga ime, kompozi im, zëri im, të tjerat janë falsifikime. Kam nënshkruar një kontratë për të drejtat e autorit, kam vendosur firmën është falsifikuar. Isha i paditur, s’është gjë e madhe. Silva thotë marr 10%, Alfedi 40%, të tjerat ku shkojnë. I ka gënjyer parja, nga parja tepërt që kanë më marrin në telefon më kërcënojnë. Nuk iu kam frikë, bujrum kur të doni. Jam djalë që dua të them të vërtetën.”
/Panoramaplus.al








