Pak para nisjes së emisionit të tij, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ka nisur pushimet. Ai ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar disa ditë relaksi.

Renato ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij disa momente të bukura nga këto pushime luksoze. Shefi i kuzhinës i cili ndodhet në Mykonos, duket se nuk qenka vetëm.

Së fundmi, ai ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet së bashku me një femër duke trokitur gotat me shampanjë, teksa ndodhen përballë pishinës të cilën e kanë vetëm për vete.

Mekolli ka preferuar që mos të zbulojë identitetin e femrës që ndodhet pranë tij, duke treguar kështu vetëm duart.
© Panoramaplus.al
