Pak para nisjes së sezonit të ri televiziv, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka nisur pushimet së bashku me partneren e tij.

Çifti ka udhëtuar drejt Greqisë, nga ku ka publikuar edhe disa fotografi në “Instagram”. Olsi dhe Egli shfaqen të qeshur dhe më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata shfaqen duke shijuar bregdetin dhe Olsi mban në krah Eglin, e cila buzëqesh nga lumturia. Ndërkohë Egli duket në super formë me rroba banje.


