Beniada Nishani është një ndër personazhet më të pëlqyera dhe të komentuara në publik që pas daljes nga “Big Brother Vip”.

Ajo është ‘ngacmuar’ shumë dhe në lidhje me jetën e saj sentimentale dhe të gjithë janë kuriozë të dijnë nëse modelja e ka një partner në krahë.
Së fundmi ish-banorja ka zbuluar pjesët e trupit që pëlqen më së shumti tek një mashkull.
“Atëherë do them dy gjëra. E para sytë, e dyta këmbët, kofsha. Muskuloz. Që tregon se bën sport. Çunat me kofshë të drejta”, tha Beniada për “Wake Up”.

Sa i përket jetës sentimentale, Nishani ka treguar dhe më parë se është tradicionale, duke zbuluar edhe karakteristikat që shikon tek një djalë. Sa i përket ekperiencës në BBV, ajo tha se lidhja me dikë thjesht nuk ndodhi ndërsa për personazhet që krijojnë romanca në formate të tilla ajo tha se e bëjnë për më shumë famë.

“Unë besoj në dashuri dhe mendoj se jam tradicionale. Te një djalë shikoj shumë gjëra, nuk shikoj bukurnë, paraqitja siguisht është e rëndësishme sepse është kontakti i parë. Por unë nuk thashë në Big Brother që s’do lidhem. Por ja që nuk ndodhi. Sigurisht që ka edhe personazhe që lidhen për të bërë dhe më shumë famë por mendoj se publiku i kupton këtë gjëra”- tregoi ajo.


