12 Korrik, 2023

“Më në fund sekreti u zbulua, zoti të bekoftë”- Çfarë po nënkuptojnë Kida dhe Mozzik në postimet e tyre të fundit?


Një postimi i ri në llogarinë e Instagrmait të këngëtares Kida po ngjallë shumë kuriozitet për publikun kjo pasi ajo shfaqet krah për krah me reperin kosovar Mozzik.

Dyshja shihen të veshur me të bardh çka ka shkaktuar koment në rrjet për një ceremoni martese.

Ajo çfarë “ i hodhi benzinë zjarrit “ ishte edhe komenti i Mozzik i cili ka komentuar në foton në fjalë duke shkruar:

“Më në fund sekreti u zbulua, zoti të bekoftë.”-  shkruan ai.

A është kjo foto një paralajmërim për një  bashkëpunim muzikor apo diçka më shumë ende nuk dihet.

Reperi ka qenë kryefjalë e mediave rozë pasi, ka thumbuar me disa instastory ish-gruan e tij këngëtaren Loredana, pasi kjo e fundit ka deklaruar hapur se është në një marrëdhënie me futbollistin e gjerman Karim Adeyemi i cili është disa vite më i ri se ajo.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana, janë një ndër ish-çiftet më të përfolur në showbiz-in shqiptar pasi  ata vendosën t´i jepnin fund martesës së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Hana.

© Panoramaplus.al