Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, u bë nënë për herë të parë më 12 korrik të këtij vit. Ajo solli në jetë vajzë që i vendosi emrin e veçantë, Ajka.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Bes Kallaku janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, por kanë vendosur që mos të zbulojnë imazhin e vajzës rreth 5-muajshe.

Por zërin ia dëgjuam. Këngëtarja po ndiqte mbrëmjen e së mërkurës natën e parë të gjysmëfinales së spektaklit “Kënga Magjike”, ku tregoi mbështetjen e saj për disa nga konkurrentët.

Teksa postoi një video në “Instastory”, në të cilën shfaqet duke performuar Kejsi Tola, dëgjohet edhe zëri i Ajkës e cila kërkon që vëmendja e Xhensilës te jetë te ajo.
“O jetë”, i drejtohet këngëtarja të voglës së saj teksa qesh.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
