Dy këngëtaret e njohura Kamela Islamaj dhe Marsela Çibukaj janë vajzat që me zërin e tyre të bukur shoqërojnë mbrëmjet e së mërkurave në “Top Channel”, gjatë emisionit “Soiree”.

Këtë të mërkurë, teksa programi ishte drejt fundit, ato të dyja iu bashkuan kolltukut së bashku me një gotë verë. Kamela dhe Marsela folën për miqësinë me njëra-tjetrën.
Kur moderatorja Jonida Shehu i pyeti nëse ato ishin mikesha të mira, nuk nguroi t’i përgjigjej e para Kamela Islamaj, e cila tha: “Ndonjëherë”.

Këtë përgjigje ajo e argumentoi me faktin se Marsela është një njeri shumë pesimist dhe gjithmonë ka diçka për t’u ankuar.
“Po ja në fillim, thonte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë”, tha Islamaj, pasi e kuptoi se sapo nxori një sekret.

Ndërkohë që Marsela nuk tha asnjë fjalë dhe iu drejtua gotës së verës.
© Panoramaplus.al
