Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë vendosur që të dalin hapur e të pranojnë lidhjen e tyre, pas disa muajsh që e mbajtën të fshehtë.

Çifti më i ri i showbizz-it është bërë bashkë në emisionin “Treshat” që do të transmetohet së shpejti në “Vizion Plus” me prezantues Bora Zemanin dhe dy vëllezërit binjakë, Romeo e Donald Veshaj.

Këngëtarja e njohur do të jetë e ftuara e parë, ku gjatë intervistës, Bora ngacmon nëse beson tek dashuria e vërtetë.
“Dashura e vërtetë është vetëm në përralla apo edhe në realitet”, dëgjohet të thotë prezantuesja në videon promo të episodit të parë “Treshat”.
Menjëherë pas kësaj pyetje jepet momenti kur Romeo dhe Jonida puthen para kamerave.

Muajin e kaluar, “MCN Radio” publikoi videon e Jonidës me Romeon duke u puthur bashkë në pishina.

Kujtojmë se Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë në vitin 2017, pas 17-vitesh me të. Nga martesa me biznesmenin Jonida Maliqi ka një djalë 8 vjeç.
© Panoramaplus.al
