Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka publikuar për herë të parë një fotografi me vogëlushen e tij, Ajkën.

Në foton e publikuar në profilin e “Instagram”-it të Besit, ky i fundit shfaqet në një Kishë duke u lutur, teksa në prehër mban të bijën.
Kallaku është kujdesur që të mos e tregojë portretin e Ajkës, duke i vendosur një emoji zemre në fytyrë.

“Gëzuar. Zoti ju rujt”, shkruan Besi bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me vogëlushen.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
