Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, mori mikun e kolegun e tij, Indrit Cela, për t’i bërë një surprizë Fatma Methasanit.

Alfoi shkoi me motor te puna e moderatores së njohur, për t’i dërguar asaj disa buqeta me lule. Nuk kanë patur ndonjë rast të veçantë, por ashtu i ka thënë zemra dhe ashtu ka vepruar.

Fatma ka postuar në “Instastory” surprizën e bukur që ka marrë gjatë orarit të punës dhe shkruan: “Zemra mal” ndërkohë në një tjetër postim shkruan: “Sa e bekuar që jam”.

Çifti është njohur teksa të dy punonin tek “IN Tv”, e megjithatë publikisht e konfirmuan vetëm në tetor.




