Lindita Bimi dhe Olti realizuan disa takime të bukura në fillim të “Për’puthen +40”, por më pas gjërat midis dyshes ndryshuan.

Lindita e akuzoi mbrëmjen e djeshme konkurrentin se ka një lidhje jashtë e për më tepër, vajza me të cilën shoqërohet është shtatzënë.
Ajo tregoi se një vajzë e kishte kontaktuar në telefon duke i treguar gjithçka për marrëdhënien e saj me Oltin.

“’Dua të flas me ty si femra-femrës’ më tha. Më tregoi dhe që është shtatzënë me Oltin, një muaj e gjysmë, që unë mos t’i hyj në hak. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që ajo më mori që unë ta kuptoj atë si fëmer.
Unë i thash ‘mesa di Olti ka ndjenja për ish-bashkëshortin e vet’. I thash ‘më vjen keq, ti rregullo situatën tënde në radhë të parë, se nga unë s’do kesh asnjë problem.

Se unë që në momentin që ndodhi episodi dhe pash me sytë e mi që ju keni një lidhje me Oltin, unë normal që jam tërhequr nga Olti dhe ‘të garantoj për këtë 1 mijë për qind i thash asaj vajzës’. Më mori për t’u qetësuar se nuk është as shumë e rritur, mbi 20 vjeç. Mendon se e ka edhe vajzë”.

Mirëpo Olti nuk i ka pritur mirë këto akuza dhe ka reaguar shumë i revoltuar.

“A e morët vajzën në telefon? Çfarë ju tha? Ka shumë rëndësi nëse ajo është shtatzënë apo jo, sepse nëse unë shkoj me atë vajzën në krevat janë dy gjëra të ndryshme.

Të më thotë që ‘jam shtatzënë’ është shumë e madhe. Lindita nuk duhet ta thoshte këtë gjë, sepse ajo e di që unë kam tre fëmijë. Ti e nxore një gjë të tillë, ti e ke thënë. Po më prish imazhin.”
© Panoramaplus.al
