29 Korrik, 2023

“Më mirë këtu apo…”/ Teksa ndodhet në jugun e Shqipërisë, Dua Lipa ndan pamje nga pushimet e saj dhe publikon videon duke kënduar shqip


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka zgjedhur sërish bregdetin shqiptar si destinacionin e saj të preferuar për të shijuar pushimet këtë verë.

Ishte vetë artistja e cila publikoi disa foto në Instagram, ndërsa krahas tyre shkruante: “Në shtëpi, Shqipëri”. E së fundmi, ajo ka ndarë sërish për disa momente nga pushimet për 88.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku duket se po kalon një kohë goxha të mirë.

Në mes të fotove ku shfaqet në plazh e veshur me bikini të cilat i tregonin format e saj perfekte trupore, Dua ndau dhe një video ku shfaqet së bashku me bashku me familjen duke u argëtuar, teksa kërcenim me njëri tjetrin dhe këndonin këngën hit “Semafori” të Mc Kreshës dhe Lyrical Son.

Madje krahas postimit, ylli kishte vendosur dhe mbishkrimin në gjuhën shqipe:

“Më mirë këtu apo atje?”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

© Panoramaplus.al