10 Gusht, 2019

“Me mbretin”, Elton Deda prezanton për herë të parë të birin (FOTO)


Kantautori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Elton Deda, ka prezantuar të birin për herë të parë.

Deda ka publikuar për herë të parë në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me djalin, Fjordi, ku duket se ngjajnë shumë sidomos në pjesën e syve.

“Me mbretin tim! (jo me atë mbrapa)”, shkruan Eltoni bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë pëlqime dhe komente.

Këngëtari ndodhet me Fjordin në Paris për të bërë një udhëtim bashkë ku kanë vizituar edhe Muzeun e Luvrit.

© Panoramaplus.al