Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë disa javë më parë prindër për herë të dytë. Fituesja e Grammy-t ka sjellë në jetë një djalë.

Sipas ”Page Six”, çifti e mirëpritën të voglin më 3 gusht në Los Angeles.
Emri i të porsalindurit ende nuk është zbuluar por thuhet se fillon me “R” ashtu si vëllai i tij i madh, RZA.35 vjeçarja e mbajti të fshehtë shtatzëninë deri në shfaqjen e saj të pjesës së parë të Super Bowl 2023 në shkurt.

Këngëtarja e “Love on the Brain” e nisi performancën duke fërkuar barkun e saj të rrumbullakosur me një veshje të kuqe, duke konfirmuar më vonë se ishte në pritje të fëmijës së dytë.
“Çfarë dreqin isha duke menduar?” u shpreh me shaka Rihanna për British Vogue pasi kishte marrë vendimin për të performuar gjatë shtatzënisë.
Krijuesja e Fenty Beauty shpjegoi se ajo pranoi të bënte shfaqjen menjëherë pasi lindi fëmijën e saj të parë, djalin RZA, në maj të vitit 2022.

Ajo vuri në dukje: “Ju e dini se çfarë bën trupi juaj. Ju ndjeni se asgjë nuk është e pamundur”.
Ndër të tjera Rihanna e quajti mëmësinë një rol “legjendar”, duke thënë: “Ti vërtet nuk e kujton jetën më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë. Nuk ka rëndësi.”
Sakaq burime pranë çiftit kanë treguar se artistja tashmë ndihet më e lumtur se kurrë dhe mendon se me lindjen e djalit të dytë familja e saj është plotësuar.


