Eros Greda i ka shprehur publikisht dashurinë e tij modeles Oriola Marashit.
Futbollisti komentoi një foto të “nxehtë” të postuar nga modelja në rrjetin social Instagram.

Oriola pozoi e veshur me bodysuit të bardhë duke vënë në pah gjoksin e saj bombastik dhe format elegante trupore.
“Tani më lër të të jap pak verë të mirë”- shkroi modelja në përshkrimin e fotos.

Dhe Eros nuk i rezistoi dot bukurisë së saj duke i komentuar emoji me sy me zemra.
“???”– komentoi futbollisti.
Ndërsa modelja i ktheu përgjigje duke i bërë emoji me sy me zemra dhe një zemër.

Raportohet se çifti po përgatiten për ceremoninë e fejesës pas pandemisë së koronavirusit.
Burime për “Panorama Plus” treguar se dy të dashuruarit kanë takuar tashmë familjet e njëri-tjetrit dhe janë gati ta zyrtarizojnë historinë e tyre të dashurisë me shkëmbimin e unazave, ndërkohë që janë vendosur në Kroaci.
Sipas burimeve ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci.
© Panoramaplus.al
