Liam Payne ishte një ndër antarët e grupit të njohur muzikorë “One Direction”, i cili përbëhej nga Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik të Kolumbisë ‘Radio W’, ndër të tjera artisti ka folur hapur rreth shëndetit të tij mendor dhe ulje-ngritjet që ka pësuar në karrierën muzikore.

29-vjeçari u shpreh se pavarësisht që kanë kaluar shumë vite që nga ndarja e grupit “One Direction” ai akoma i ka ‘plagët’ e hapura.
“Nuk e dija se në çfarë po futesha. Fillova ta bëj këtë punë që në moshën 14-vjeçare dhe kam qenë shumë me fat, sepse nga njëra anë ishte e mrekullueshme ajo që ndodhi, por mendoj se më la shumë plagë. Duhet të heqësh gjithë peshën nga vetja para se të fillosh këtë punë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga kjo rrugë ku jam tani, por e kuptoj pse përfundova këtu. Nëse mund të ndihmoj dikë në pozicionin tim, jo për nga fama, por nga ajo që më ndodhi, atëherë kjo do të ishte ëndrra e jetës sime. Është një jetë e mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohës për atë që më është dhënë, por patjetër që ka pasur momente që do të doja të mos i kisha kaluar. Duhet të kesh njerëzit e duhur pranë në kohën e duhur dhe unë isha me fat sepse kisha njerëz që më kërkonin kur isha në gjendjen time më të keqe. Kjo më ndihmoi të merrja forcën që më duhej. Megjithatë, jo të gjithë janë aq me fat, ndaj jam dyfish mirënjohës dhe kam diçka për të thënë që mund t’i ndryshojë jetën dikujt. Ka një pikë ku arrini fundin dhe kuptoni se duhet të bëni diçka ndryshe sepse çdo gjë që po bëni tani nuk funksionon për ju. Unë isha në gjendje të keqe deri në atë moment”, u shpreh Liam.
© Panoramaplus.al

