Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka një arsye për të festuar. Një ditë më parë, ajo ishte në New Jersey, ku u organizua ndarja e çmimeve të MTV (Video Music Awards).

Në këtë event, Bebe rrëmbeu edhe kupën e parë. Ajo ishte e nominuar për tre çmime “Song of the summer” me “Call you mine”, dhe dy nominimet e tjera për “Video Dance” njëra me këngën “Say my name” dhe tjetra me “Call you mine”.
Nga këto tre nominime, Bebe triumfoi në “Video Dance” me këngën “Call you mine” një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.

Nga ky event, Bebe publikoi një foto në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet me kopën mbi të pasme. Gjithashtu ajo falënderoi të gjithë fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë, si dhe The Chainsmokers për bashkëpunimin.
Më pas Rexha publikoi edhe një foto me këngëtaren e famshme, Taylor Swift, e cila gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kur Bebe është kritikuar për paraqitjen e saj fizike.


