29 Qershor, 2019

“Më kot s’ka ku të shkojë”, Anxhela i përgjigjet fansit që e kritikoi për foton me bikini: E shëmtoj ndonjëherë…  


Prej pak kohësh, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri publikon në profilin e saj në “Instagram”, foto apo video ku ekspozon trupin e saj që tashmë e ka në super formë.

Në shtatë muaj, Anxhela ka arritur që të heqë 16 kilogramë dhe për këtë fakt ndihet mjaft mirë. Madje në një intervistë, këngëtarja ka zbuluar se sekreti për këtë ndryshim drastik ka qenë palestra dhe baleti i vazhdueshëm.

Tashmë Anxhela shfaqet mjaft seksi dhe joshëse. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet me bikini dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Vetëm unë mund ta ndryshoj jetën time! Askush nuk mund ta bëjë atë për mua!”.

Kjo foto ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të ndryshme. Ka fansa që e përgëzojnë për ndryshimin që ka bërë në trup, por ka edhe nga ata që nuk janë dakord me pozat që publikon në “Instagram”.

“Më kot s’ka ku të vejë!! Je më e mirë, kot e shëmton veten”, i shkruan një fansit, të cilit Anxhela i përgjigjet: “E shëmtoj ndonjëherë që mos më marrin në sysh”.

Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë projektin më të ri muzikor, ku vjen në bashkëpunim me Gold AG.

© Panoramaplus.al