Paloma rrëfeu dhunën psikologjike dhe fizike që përjetoi nga bashkëshorti i saj, i cili ishte bërë i varur nga alkooli.

Çifti kanë treguar se gazetarja tregoi historinë për të transmetuar mesazh frymëzimi për të tjerët, por sipas tyre gjithçka u keqkuptua.
Gjatë një interviste për “Goca&Gra”, Paloma u shpreh se bashkëshorti i saj muzikant është njeri fantastik dhe është arritje e madhe për të që arriti të mbajë familjen të bashkuar.

Ndërsa shtoi se në momentin që tregoi historinë në shtëpinë e BBV, Andrei “kishte marrë një vendim ekstrem”, por mikeshat dhe familjarët e gazetares i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Ndërsa kompozitori u shpreh se “nuk u lëndua nga rrëfimi i Palomës”, por nga lajmet e shkruara mbi atë çfarë rrëfeu bashkëshortja e tij.
Sipas Andrei, ai është një emigrant që ka luftuar për të mbijetuar në një vend të huaj dhe për gabimet që ka bërë i ka kërkuar faljes si Palomës, ashtu edhe familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Paloma: Është njeri fantastik, ka pasur probleme që ne i kemi kaluar bashkë, por ishte ai që zgjodhi që familja jonë të vazhdonte. Kjo është një arritje e madhe për mua, që mbajta familjen të bashkuar. Doja të transmetoja mesazh frymëzimi.
Andrei: Ishte keqkuptim i madh, lajmet s’kanë qenë shumë të vërteta. I vuajta shumë, mirë që kam pasur miqtë afër. Nuk u lëndova nga rrëfimi i Palomës, hoqi diçka nga shpirti i vet, e kuptoj. Ka shumë të drejtë ta bëj atë gjë, s’jam mërzit. Ishalla jemi frymëzim për të gjithë çiftet që luftojnë me këtë gjë.

Paloma: Nëna e tij më tha që rrezikuat me ndarjen, pasi është dashur pak punë me Andrei për ti thënë që kjo ishte histori frymëzimi. Kemi pasur momente që kemi rrezikuar, para daljes sime. Gjatë kohës që qëndrova brenda, Andrei e ka pasur të vështirë, ka tentuar edhe të marrë vendime ekstreme. Faleminderit familjarëve dhe mikeshave të mia që i kanë qëndruar pranë. Ka thënë pse duhet ta rrëfeja unë atë histori. Për shkak të alkoolit ka pasur problemin e vetëdijes, që vinte nga puna, një kompozitor e ka të vështirë të punojë pa stimulantë, ia kam kuptuar deri diku. Pastaj filloi ti shpeshtonte ardhjet me vonesë, ngritjet e zërit natën, që unë e kam problem, terrorizohesha. Donte të më ngrinte nga gjumi, hajde bëjmë muhabet, pimë cigare. Fillonte me lojrat e veta, që ishin të lodhshme nga unë. Nga fundi pati shpërthime, që ndodhi vetëm njëherë.

Andrei: Pse u keqinformua, transformojnë dhe nuk u intereson fare se sa ka luftuar ky njeri të ndërtojë këtë jetë në një vend të huaj, emigrant dhe luftoj. Të gjithë gabojmë, fakti që e kam pranuar, kam dalë në intervista, jam shprehur, kam pasur problem me alkoolin. Jam penduar, falje i kam kërkuar nuses dhe familjes sime, artistëve që kam bashkëpunuar. Kjo është një luftë përjetë.
Paloma: Është fitoja më e madhe, për mua Andrei dhe familjen tonë. Bota do ta vlerësonte shumë këtë gjë. Kur të gjithë kemi nevojë për mesazhe sensibilizuese, pse duhet të denigrojmë një baba. S’jam përpjekur ta denigrojmë, tregova momente të errëta të jetës sonë që u finalizua me fitore. Askush s’më ka detyruar të mbaj një burrë me zor..

Ndërkohë Paloma u shpreh se pas daljes nga Bib Brother është konsultuar me psikolog, për tu përshtatur me realitetin.
Gazetarja theksoi se qëndrimi brenda shtëpisë së BBV po e dëmtonte shumë, ndaj kërkoi automatikisht të dilte.

Paloma: S’kemi gënjyer, është diçka që e kemi përjetuar bashkë. Arsyeja që u futa aty është familja ime, gjithçka për të cilën kam luftuar në jetë. Ai realityshoë nuk mund të na tregojë pjesën profesionale, në fund jemi njerëz. Kur dola më është dashur që 3 ditë ta kaloj me psikolog pjesën e ndryshimit nga shtëpia në realitet.
Nuk mendoj se më ka dëmtuar, të jetuarit 24 orë në përmbledhje 30 minuta që jepej në prime ndryshonte shumë nga ajo që jetonim aty. Më vjen keq që dola thashethemexhie, manipulatore. Çfarë do bësh 24 orë. Java javës po më dëmtonte shumë kjo pjesë dhe kërkoja automatikisht të dilja. Të gjithë bënin thashetheme, komentonin.


