Bebe Rexha nuk na bën krenar vetëm për zërin, këngët dhe suksesin e madh që ka arritur dhe po arrin në botë, por na bën krenar edhe me gjestet e saj përmes të cilave gjithnjë dëshmon se është shqiptare.
Herë pas herë, këngëtarja poston në rrjete sociale video duke folur apo kërcyer valle shqiptare, duke treguar se nuk i ka harruar as zakonet e vendit tonë.

Ndërkohë, sot Rexha ka postuar dy video në Instastory, ku shihet duke kërcyer nën tingujt e këngës së saj, të titulluar “Say my name”, por në remix me motive popullore shqiptare.
Javën e kaluar, ajo postoi në Instagram disa video ku fliste shqip, nga kopshti i shtëpisë, i cili ishte i mbushur plot me perime.



