Jo pak herë është diskutuar mungesa e pastërtisë në shtëpinë e Big Brother Vip.

Shpeshherë ky diskutim është shoqëruar me debate mes banorëve që jetojnë aty, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin se nuk janë të angazhuar në pastrim.

Ndërsa së fundmi janë bërë virale disa foto të aktores Arjola Demiri, e cila qëndron e shtrirë në krevat me këmbët e palara.

Kamerat që monitorojnë BBV kanë kapur momentet kur aktorja shtrihet në krevat me këmbët zhul, pasi ka ecur zbathur nëpër ambientet e shtëpisë.

Dhe kjo gjë nuk ka ndodhur njëherë. Gjithashtu Arjola Demiri ka bërë të njëjtën gjë edhe netë të tjera kur ka shkuar për të fjetur gjumë.



