9 Shtator, 2022

Me këmbët zbathur, flokë të çregullt dhe sjellje të çuditshme, fotot e fundit të Cara Delevingne shqetësojnë fansat e saj


Disa foto që po qarkullojnë së fundmi të modeles Cara Delevingne, kanë shqetësuar fansat e saj.

Aktorja e “Carnival Row”, u kap fotografua gjatë rrugës për në aeroport në sediljen e pasme të një Chevy Suburban, me këmbë të varura nga dritarja ndërsa shoferi i saj kalonte nëpër trafikun e LA.

Pasi u raportua se u shfaq dy orë me vonesë për fluturimin e saj në aeroplanin privat të Jay-Z, modelja – e cila kishte veshur një bluzë të Britney Spears, tuta të zeza me vija jeshile, të verdha dhe të kuqe, çorape të verdha (pa këpucë)– bëri rrugën për në avion me qenin e saj, Alfie.

Dy burra të paidentifikuar ishin gjithashtu në bordin e avionit, raporton Daily Mail. Megjithatë, duket se ka pasur një ndryshim të planeve, pasi Delevingne dhe qeni i saj zbritën nga avioni pas rreth 45 minutash. Mbetet e paqartë nëse asaj iu kërkua të largohej.

Pasi zbriti nga avioni, modelja u shfaq shumë e shqetësuar teksa i ra disa herë celulari nga dora teksa po fliste.

Pasi një anëtar i rrethit të Delevingne foli me stafin e aeroportit, çantat e modeles u hoqën nga avioni dhe u vendosën përsëri në SUV-në me të cilën ajo mbërriti.  Pamjet e yllit i lanë fansat të hutuar dhe shumë të shqetësuar për gjendjen dhe sjelljen e saj në aeroport.

“Çfarë po ndodh me Cara Delevingne???? Ndihem shumë i trishtuar për të </3,” shkroi një fans, ndërsa një tjetër shtoi, “do ta kontrollojë dikush ju lutem?”

Një fans i shqetësuar shkroi në Twitter, “duke ndjerë dhe duke i dërguar dashuri Cara Delevingne. Kjo është vërtet e frikshme dhe e vetmuar. Hollywood-i është një vend kaq i errët dhe ajo ka nevojë për një ekip të ri dhe disa njerëz që në fakt flasin për të.”

Një tjetër fanse e yllit beson se “diçka po ndodh seriozisht me Cara Delevingne dhe në fakt jam shumë e shqetësuar për të . Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull.”

© Panoramaplus.al