9 Dhjetor, 2019

“Më ke zgjatur dorën kur…”- Kantautori i njohur dedikim prekës për fituesen e “Këngës Magjike”


Kantautori Flori Mumajesi ka bërë një dedikim prekës për këngëtaren Eneda Tarifa, e cila fitoi mbrëmë festivalin e “Këngës Magjike”.

fe173740-9b26-4660-94ce-4889d966e7b8

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Mumajesi shkruan se ajo i ka zgjatur dorën në momente të vështira kur askush “nuk e konsideronte”.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset! Urime zemër”, shkruan ai.

Kënga fituese e Tarifës është realizuar në bashkëpunim me Flor Mumajesin.

© Panoramaplus.al