Babai i aktores së famshme, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia në Southampton, New York, pasi ushtroi dhunë fizike dhe verbale ndaj ish bashkëshortes së tij Kate Major.

Sipas një raporti të policisë të siguruar nga Page Six, Michael Lohan dhunoi ish gruan dhe u arrestua në Main Street.
Çifti janë ndarë që nga viti 2015, kur Major kërkoi divorcin nga Michael vetëm një vit pas ndarje.
Në raportin e policisë, Kate detajoi edhe sulmin nga ish-bashkëshorti.
Ajo pretendon se Lohan e kapi për fyti pasi hodhi një varëse rrobash në drejtim të saj, duke i lënë shenja të dukshme mavijosje.

Për më tepër, Majori pretendon se ai e kërcënoi se do ta godiste me thikë dhe e fyeu para se të largohej.
Pas ndarjes së tyre, Major kërkoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre Landon, 7 vjeç dhe Logan, 5 vjeç.
Në vitin 2015, ajo u arrestua pasi sulmoi Lohan pas një debati ku ai e akuzoi se Major e tradhtonte.
Në të njëjtin vit në tetor, atyre iu hoq kujdestaria e fëmijëve pas publikimit të një video ku ata debatonin ndërsa fëmijët i shikonin.


