Gazeta “Panorama Plus” në fundjavë postoi fotot e moderatores së njohur Albana Osmanit në përditshmërinë e saj, e veshur me sportive dhe me kapele në kokë.
Albana Osmani reagoi pas publikimit të fotove të paparacit, të cilat nuk kishin tendencë negative.
Ajo u shpreh se në imazhet “Panorama Plus” duket shumë mirë dhe normale, pas ka ditë të tjera që nga ngarkesa është akoma më e shkujdesur.
Moderatorja shkroi se “është njeri në fund të ditës dhe i pëlqen të mos e shesë veten”.
“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparaci, ku shkruhej lloj e soj. Epo ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normal. Ka ditë nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba-këmbës. Thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës.
Dhe më pëlqen të mos ‘shes’ veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi keni mjaftueshëm, në treg, që ua plotësojnë faqet dhe klikimet. Më erdhi mirë që gjithë publiku kudo shprehej pozitivisht. Dua t’i falenderoj. Ju përshëndes duke ju uruar sezon të mbarë. Kujdes shëndetin mbi të gjitha!”– shkroi Albana Osmani.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al

















