8 Nëntor, 2021

“Më kanë frikë, s’më përballojnë dot!”/ Arjola Demiri tregon si e shohin meshkujt në jetën e përditshme


Arjola Demiri ka rrëfyer histori të ndryshme nga jeta e saj personale në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Aktorja ka folur për divorcin e vështirë dhe ka treguar se si e fali tradhtinë e ish-bashkëshortit për plot gjashtë vite.

arjola demiri (18)

Aktualisht, artistja është në proces gjyqësor me ish-partnerin për kujdestarinë e fëmijëve. Ndër të tjera, Demiri ka zbuluar se është dhunuar fizikisht dhe gjithashtu ka abortuar dy binjakë.

Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me disa prej banorëve në oborrin e shtëpisë, Arjola nisi të fliste për raportet që ka me meshkujt në përgjithësi. Demiri tha se shumica e tyre kanë frikë t’i afrohen se nuk e përballojnë dot.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë.

Donaldi: Po, pra, sapo ta thash.

Arjola: Më kanë frikë dhe bëjnë mirë që më kanë frikë.

Donaldi: Kanë frikë se nuk të përballojnë dot.

Arjola: Edhe ajo, edhe të gjitha që ta marrin vesh.

Donaldi: Mos guxoni kot. Po guxove…

Arjola: Bëjnë mirë që të më kenë frikë se s’më përballojnë dot.

arjola demiri (2)

Gjatë lojës së sinqeritetit të zhvilluar pak ditë më parë, Arjola zbuloi arsyen pse nuk ka dikë në jetën e saj. Ajo u pyet nga Einxhel: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po!”,- u përgjigj Arjola.

arjola demiri (2) arjola demiri (6) arjola demiri (5) arjola demiri (2) arjola demiri (3) arjola demiri (17) arjola demiri (13) arjola demiri (14)

© Panoramaplus.al