18 Mars, 2022

‘’Më ka shkatërruar jetën’’/ Këngëtarja Sheila Ferguson hedh akuza të rënda ndaj Prince Charles dhe rrëfen ndikimin që pati ai në jetën e saj romantike


Pas serenatës së Princit Charles në ditëlindjen e tij të 30-të, Sheila Ferguson u bë menjëherë këngëtarja e tij e preferuar dhe që atëherë ata kanë qenë miq të mirë. Por siç duket ka një ankesë nga ana e këngëtares për princin. Ajo ka thënë se ndihet gati të përballet me Charles për ndjenjat e saj.

‘’Ai më shkatërroi jetën time në dashuri dhe nuk do ta kem aspak problem ta tregoj herën tjetër që do të takohem me të, ‘’ paralajmëron Ferguson.


Ndër të tjera ajo shton se lidhja me trashëgimtarin e fronit i pengon burrat të dalin me të dhe kjo e ka bërë që ajo të jetë akoma beqare në moshën 74-vjeçare.

“Më ka shkatërruar jetën seksuale”, shton këngëtarja. “Unë  takova djalë një herë në një disko dhe i thashë: “Dëshiron të kërcesh?” dhe ai tha: ‘Nuk mund të kërcej me ty, ti je e preferuara e Princit Charles’.

The Three Degrees meet Prince Charles after charity show at a Country Club in Eastbourne Sussex July 1978
Pasi Charles u takua për herë të parë me grupin e bandës ‘’The Three Degrees’’, hiti më i madh i të cilit ishte ‘’Kur do të të shoh përsëri’’, ai thuhet se ishte aq i dashuruar me këngëtaren Ferguson sa që bëri disa gjeste romantike ndaj saj.
Por Ferguson ka insistuar gjithmonë se ajo nuk ishte e lidhur kurrë në mënyrë romantike me Princin. Megjithatë tema e romancës së tyre të përfolur nuk është shuar kurrë plotësisht. Verën e kaluar, biseda u ndez përsëri pasi Princi krijoi një listë dëgjimi të Spotify për të falenderuar punonjësit e linjës së parë të NHS dhe përfshiu këngën Givin’ Up Givin’ In të The Three Degrees.

Soul star Sheila Ferguson captured Prince Charles' heart - but admits she could never have been Queen - Mirror Online

Miqësia e tyre e gjatë u duk se u kris në vitin 2020, kur Ferguson tha se ajo po konsideronte të hiqte dorë nga roli i saj si ambasadore e fondacionit ‘’The Prince’s Trust” , duke pretenduar se bamirësia nuk kishte qenë aq komunikuese sa duhej të ishte.

Këngëtarja u martua me biznesmenin britanik Chris Robinson në vitin 1980 dhe ata patën vajza binjake, Alicia dhe Alexandria. Ata u divorcuan në vitin 2004, në të njëjtin vit që ajo u shfaq në reality shoë ITV ‘’I’m A Celebrity’’

© Panoramaplus.al