5 Mars, 2022

“Më ka penalizuar”- Keldi Hysa habit me deklaratën për Beatrix Ramosajn: Unë mendova që ishte më shumë…


Ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Kledi Hysa ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku foli për eksperiencën e tij në reality-show dhe takimin që pati brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

 

Duke folur në emisionin “Ditë pas ditë”, Hysa tregoi marrëdhënien që ka me disa prej banorëve të tjerë të “Big Brother”. Ish-banori kishte një raport të mirë brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, megjithatë ai u shpreh se nuk e ka takuar ende jashtë që prej festës së “Top Media”.

Gjithashtu ai përmedi takimin që pati me Beatrix Ramosajn gjatë qëndrimit të tij në format, ku la të kuptohej se ishte i penduar, pasi shprehu se e ka penalizuar. Këtë darkë ai e veçoi si një nga momentet që do të donte të ndryshonte në rrugëtimin e tij në garë.

“Nëse do të shihej si darkë dhe jo si date do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më penalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për tu njohur”- tha ai.

Në lidhje me eksperiencën e tij, ai u tha se pjesëmarrja në BBV e ka ndihmuar me bizneset që ish-futbollisti ka planifikuar të hapë në Shqipëri.

Kujtojmë se edhe më herët, modeli i njohur dhe ish-banori i shtëpisë së “Big Brother Vip”, Kledi, ka deklaruar në një tjetër intervistë se përqafimet e Donaldit dhe Betarixës janë lojë, duke nënkuptuar se dyshja nuk kanë pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.

Këshilla që ai dha dyshen është që të mos e zgjasin shumë lojën, sepse familjet e tyre jashtë mund ta keqkuptojnë dhe të lëndohen.

“Kjo që po bën Triksa me Donaldin është një lojë. Vetëm që mos zgjasë shumë loja. Sepse ka dhe njerëz që mund të preken. Triksa ka familjen e vetë, dhe Donaldi dhe mund të lëndohen”, u shpreh Kledi në emisionin “Ditë e Re”.

 

© Panoramaplus.al