19 Tetor, 2021

“Më ka futur në depresion”/ Beatrix Ramosaj tregon pasojat që i ka lënë Covid-19, këngëtarja: Do të duhet kohë e gjatë që…


Para disa ditësh, këngëtarja Beatrix Ramosaj zbuloi se ishte prekur nga Covid-19. Artistja qëndroi e karantinuar në shtëpi derisa e kaloi virusin, mirëpo tashmë po përballet me pasojat e tij.

beatrix ramosaj (1)

Ditën e djeshme, Ramosaj publikoi në Instastory një foto të vetes, në të cilën shfaqej e ulur, me flokë të kapura bisht dhe e veshur me një bluzë bezhë. Më anë të këtij imazhi, këngëtarja zbuloi se një ndër pasojat e Covid-it është shtimi në peshë.

Covid-i më ka futur në depresion, sepse shtova shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe kuptoj se do të jetë një rrugë e gjatë derisa të ndihem vetvetja përsëri, por shëndeti i pari, hap pas hapi,” shkroi ajo krahas imazhit.

beatrix ramosaj (2)

Gjatë kohës që ishte e infektuar, Beatrix publikoi një foto tjetër të vetes në Instagram, krahas së cilës shkroi se pas një dite do të dilte nga karantinimi e më në fund do t’i rikthehej projekteve muzikore.

Ndër të tjera ajo zbuloi se një nga problemet shëndetësore që i kishte shkaktuar koronavirusi, ishte vështirësia për të ngjitur e zbritur shkallët.

beatrix ramosaj (4) beatrix ramosaj (1) beatrix ramosaj (4) beatrix ramosaj (18) beatrix ramosaj (17) beatrix ramosaj (16) beatrix ramosaj (10) beatrix ramosaj (12) beatrix ramosaj (10) beatrix ramosaj (11) beatrix ramosaj (13) beatrix ramosaj (7) beatrix ramosaj (9) beatrix ramosaj (6) beatrix ramosaj (3) beatrix ramosaj (2)

© Panoramaplus.al