19 Korrik, 2022

“Me Ilirin s’do shkoja”- Fjorentina Halili shpreh dëshirën për t’u futur në “Big Brother Vip 2” dhe flet për jetën private: Më pëlqejnë çunat e Londrës, jugorët kanë…


Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili, ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e saj në sezonin e dytë të “BBV.”

Ajo shprehu gjatë një interviste për “Ora Verore” se nëse do të merrte një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip 2” do ta pranonte, ndërsa komentoi edhe banorët e sezonit të parë.

Fjorentin tha se nëse do ishte pjesë e këtij sezoni nuk do ia kalonte mirë me Ilir Shaqirin, ndërsa tha se do kishte marrëdhënie të mira me Fifin, Beniadën dhe Ariola Demirin.

Pyetje: A do jetë Fjorentina, pjesë e Big Brother Vip?

Fjorentina: Me qejf e kam të futem. Unë jam tip që i them gjërat siç i mendoj. Do kisha dëshirë, por deri më tani nuk më është bërë ndonjë ftesë. Kur ta marrë ftesën, nuk do rezistoj të thënurit po. Sa të më shkruajnë do them po.

Pyetje: Nga edicioni që kaloi, me kë mendon se mund të shkoje e më kë jo?

Fjorentina: Mendoj se kurrë nuk do shkoja me Ilirin, sepse kishte një mënyrë të foluri te femrat shumë të keqe, shumë të ashpër, duke ditur që ka një vajzë, grua dhe një nënë, sepse nga një femër ka lindur. Duke qenë se jam feministe i mbroj femrat. Ka shumë me ata që mund të shkoja, me Fifin sepse është si puna ime, edhe Beniada më ka pëlqyer shumë. Mendoj se edhe me Ariolën mund të shkoja.

Fjorentina Halili ka qenë një nga banoret më të përfolura të BB9, e cila ishte shumë protagoniste gjatë programit si për karakterin e saj dhe për raportin që ndërtoi me Olsin, me të cilin i ndërpreru raportet pas daljes nga formati.

Gjatë intervistës së dhënë për “Ora Verore” ajo foli gjithashtu edhe për jetën e saj private. Teksa ka folur për jetën e saj personale, Halili tha se nuk i pëlqen shumë jugorët ndërsa shtoi se i pëlqejnë çunat e Londrës. Më tej ajo tregoi se shumë djem që janë në Angli i shkruajnë dhe e ngacmojnë.

“Nuk më pëlqen zhurma. Më pëlqejnë Landat por kur janë vetëm, jo ku shkojnë gjithë dhe i shohin të gjithë femrat. Nuk më pëlqen shumë tangërlliku i madh i Jugut. Në Sarandë shikojnë të gjithë punën e vet. Vijnë njerëzit e thjesht. Shumë njerëz që jetojnë në Angli më shkruajnë, më ngacmojnë dhe unë i fus të gjithë të landat. Kush jeton në Angli në përgjithësi Landi e kanë emrin, edhe kështu ka ngelur.”– tha ajo.

 

© Panoramaplus.al