12 Korrik, 2023

‘Më futi gjuhën…’- E ngacmoi seksualisht kur ishte e minorene, Alexa Nikolas akuzon aktorin e njohur


Aktorja e “Zoey 101”, Alexa Nikolas  ka akuzuar Jonah Hill se ai e ka ngacmuar atë seksualisht në moshën 16-vjeçare gjatë një feste në shtëpinë e shokut të tij të ngushtë, Justin Long.

Sipas Nikolas, aktori iu afrua asaj në festë, duke i ofruar një cigare nga makina e tij, ndërsa kur dolën jashtë ajo tha: “Hill më futi gjuhën në gojë“.

Mirëpo avokatët e Jonah Hill dhanë një deklaratë për Page Six duke i mohuar të gjitha pretendimet e aktores.

Nikolas i qëndron pretendimeve të saj pavarësisht se Hilli i mohoi ato . Gjatë një interviste të dhënë për të njëjtën media, ajo tregoi se ishte kishte pirë alkool gjatë festës dhe se Hill së bashku me  miqtë e tij ishin në dijeni të moshës së saj.

Ndër të tjera ajo gjithashtu tha se shoqja e saj kishte folur me aktorin dhe miqtë e tij në telefon përpara se të mbërrinin, duke iu kërkuar që ta mbanin sekret moshën e tyre për shkak të mediave.

Kujtojmë që ky është skandali i dytë në të cilin aktori është përfshirë këtë muaj, pasi një javë më parë ish e dashura e tij, Sarah Brady e akuzoi atë për disa postime që ai kishte bërë në Instagram.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al