Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Ata bënë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë.
Dhe tani çifti postojnë shpesh video e foto së bashku ku i shprehin dashurinë dhe mbështetjen njëri-tjetrit.
Së fundmi, modelja punoi për një fotosesion të ri dhe arritja e saj ka bërë krenar futbollistin.
Zeshkania seksi pozoi e veshur me fustan nusërie dhe posteri i saj është vendosur në një ndërtesë në Turqi.
Padyshim, që ky sukses i saj e ka gëzuar shumë të Eros Grezdën, i cili postoi foton e posterit në InstaStory.
“Krenar për ty”- shkroi ai, krahas fotos së modeles.









